Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e parë shkencore

    Të nderuar kolegë,

    Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon Konferencën e parë shkencore  m titul: “Shoqëria e mbështetur  në dije si strategji për zhvillim më të shpejtë ekonomik”.

    Në emër te Bordit Shkencor kemi kënaqesinë, të ju ftojmë të merrni pjesë me punimet e juaja për të kontribuar në këtë Konferencë.


    Konferenca do të mbahet në  Prishtinë    16-17, Nëntor, 2017.

    Qëllimi i Konferencës është promovimi i hulumtimeve shkencore, bashkëpunimi akademik dhe rrjetëzimi midis hulumtuesve në Kosovë, rajonit të Ballkanit dhe vendeve të tjera evropiane.

    Konferenca është e orientuar drejtë prezentimit të punimeve duke trajtuar qështjet e rëndesishme të biznesit, zhvillimit të ekonomisë bashkëkohore,  problemeve dhe sfidave të tjera në botë.

    Konferenca është e hapur për hulumtuesit nga sfera akademike dhe profesionale nga subjektet publike dhe private, gjithashtu është një mundësi e mirë për studentët e studimeve master dhe doktoraturës të cilët janë gjithashtu të mirëpritur për të marrë pjesë dhe kontribuar në konferencë.

    Punimet e Konferences do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze. Ndërsa abstraktet dhe punimet pranohen vetëm në gjuhën angleze.

    Hulumtimet në Konferencë do të trajtojnë qështjet nga fushat si: Ekonomiksi, Menaxhmenti, Marketingu, Ekonomia ndërkombëtare, Financa dhe kontabiliteti, NVM-të dhe Ndërmarrësia, Sistemi informatik I menaxhmentit, Metodat e kërkimit të biznesit, Turizmi dhe zhvillimi ekonomik, Biznesi, Edukimi dhe shkencat sociale, Integrimi në BE dhe ekonomia, Bankat Ndërkombëtare, Investimet, Ekonometria, Financat Publike dhe Ligji dhe rrethina e Biznesit.

    Afati për dorëzimin e abstrakteve dhe punimeve: 1 Shtator 2017.

    Anëtarët e Bordit Shkencor pas rishikimit të punimeve japin komentet dhe sygjerimet deri më  10 Shtator 2017. Dorëzimi i punimit të rishikuar bëhet deri më 20 Shtator 2017. Anëtarët e bordit pas rishikimit përfundimtar japin komentet dhe vendimin mbi punimet e pranuara duke dërguar tek autori për rishikim përfundimtar deri  më: 30 Shtator, 2017. Afati i dorëzimit të punimeve versioni final: 15 tetor 2017.

    Punimet të dorëzohen në këto e-mail adresa: [email protected] dhe [email protected]

    Temat e konferencës janë:

    1.       Economic policy reform

    2.       Global economic crisis and regulation

    3.       Challenges in conducting monetary policy

    4.        Financial crisis, policy and income distributions across regions

    5.        Industrial policy and reindustrialization issues

    6.        Financial growth versus stability

    7.       National competitiveness and how to increase it

    8.        Decentralization and economic growth

    9.        Unemployment 

    10.    Financial performances of public companies

    11.    Non performing loans – impact on macroeconomic performance

    12.    The process of integration in the European Union

    13.    Trade liberalization and regional cooperation 

    14.    Competitiveness, firms and global value chains 

    15.    The impact of regional policies

    16.    Globalization, poverty reduction and inequality

    17.    Environmental Economics

    18.   Remittances and economic growth

    19.    Globalization and ICT disparities

    20.    Natural recourses and economic growth

    21.    Education, employability and poverty reduction 

    22.    Agriculture and economic growth

    23.    Service sector and socio economic development

    Informatat rreth formatit të punimit i gjeni në linkun më poshtë:

    http://tempus-modphd.net/wp-content/uploads/2017/06/1.1-plus-Journal-instructions-for-authors.pdf

    Për më tepër, kjo konferencë organizohet me mbështetje nga Projekti TEMPUS MODPhD, no. 544188 si dhe Programi për Zhvillim nga Kombet e Bashkuara - UNDP.

     

    Për informata tjera, ju lutem referohuni web-faqes së fakultetit ekonomik: http://ekonomiku.uni-pr.edu/ si dhe web-faqes së projektit TEMPUS MODPhD: http://tempus-modphd.net/

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
272829 30 123
45 67 8910
11 121314 151617
18192021222324
25262728293031
1234567