Ligjërata me profesorë nga Universiteti Nottingham Trent

    Ligjërata me profesorë nga Universiteti Nottingham Trent Në Fakultetin Ekonomik gjatë muajit Qershor, kanë ligjeruar këta profesorë nga Universiteti Nottingham Trent për studentët e doktoraturës të projektit TEMPUS “Modernizimi i ciklit të tretë në Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimi i programit PhD në Fakultetin Ekonomik”:
    ·         Menaxhimi i biznesit-Prof. Dr. Marina Dabić nga Universiteti Nottingham Trent;
    ·         Menaxhimi i biznesit-Prof. Dr.Usha Ramanathan nga Universiteti Nottingham Trent.

    Universiteti Nottingham Trent është partner në projektin Erasmus+ “Euforia”, ku Fakulteti Ekonomik, gjithashtu, është pjesë e këtij projekti, kështu duke krijuar sinergji midis projekteve që ky fakultet menaxhon.

    Ligjëratat me Prof. Dr. Marina Dabić dhe Prof. Dr.Usha Ramanathan janë mbajtur më 14 dhe 15 Qershor, ku ato ndanë disa nga njohuritë dhe përvoja e tyre me studentët e doktoraturës së Fakultetit Ekonomik.

    Lënda “Menaxhimi i Biznesit” do të bashkëligjërohet me profesorin vendor Prof. Dr. Ymer Havolli, të Fakultetit Ekonomik- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Ky bashkëpunim me profersorët nga universitetet e huaja, kontribuon në rritjen e cilësisë të mësimëdhënies dhe mësimnxënies përmes shkëmbimit të përvojave.

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28293031123
45678910