Ligjërata nga profesorë të Universiteteve Evropine partnere në kuadër te programit te doktoratës, mbeshtetur nga Programi TEMPUS, MODPhD, 544188

    Ligjërata nga profesorë të Universiteteve Evropine partnere në kuadër te programit te doktoratës,  mbeshtetur nga Programi TEMPUS, MODPhD, 544188 Në kuadër të projektit TEMPUS “Modernizimi i ciklit të tretë në Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimi i programit PhD në Fakultetin Ekonomik”, në Fakultetin Ekonomik gjatë muajit Qershor, po ligjerojnë këta profesorë nga universitetet partnere per studentet e doktoraturës të fakultetit ekonomik:
     •    Ekonomiksi Industrial - Prof.Dr. Sylvie Rochhia nga Universiteti Sophia Antipolis, Nicë, Francë
     
    •    Ekonomiksi i Ambientit - Prof.Dr. Adele Bianco dhe Prof.Dr. Michea Cortini nga Universiteti G.d’Annunzio Chieti – Pescara, Itali.
     
    Prof.Dr. Sylvie Rochhia nga Universiteti Sophia Antipolis ka filluar të ligjërojë nga data 5 Qershor, ndërsa Prof.Dr. Adele Bianco dhe Prof.Dr. Michela Cortini nga Universiteti G. D;Annuzio Chieti kanë
    filluar ligjëratat me datën 6 Qershor. Keto ligjerata intensive do te zgjain deri me date:8 Qershor, 2017.
     
    Lëndët gjithashtu do të bashkëligjërohen dhe nga profesorë vendor të Fakulteti Ekonomik -Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe si rezultat vlerësimi i studentëve do të bëhet në bashkëpunim mes profesorëve vendorë dhe të huaj.

    Kjo mënyrë e bashkëpunimit me profesorë nga universitetet europiane, kontribuon në rritjen e cilësisë
    të mësimëdhënies dhe mësimnxënies përmes shkëmbimit të përvojave.   Të gjitha ligjëratat në kuadër
    të këtij programit të doktoratës në fushën e Ekonomiks-it do të organizohen së bashku me profesorë
    nga universitetet partnere të projektit nga vendet e Bashkimit Evropian.

    55.JPG
     

Arkiva e lajmeve

«dhjetor»
MaEnPrShDi
272829 30 123
45 67 8910
11 121314 151617
18192021222324
25262728293031
1234567