Prezantim nga American Councils for International Education
Të nderuar absolvent dhe të diplomuar të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ftoheni të merrni pjesë në ligjeraten e hapur të American Councils for International Education.
Tema: Programi i bursave të masterit Kosovo American Education Fund (KAEF)
Prezantues: Drejtor i zyres, z. Gjeni Shporta
Data: 21 Qershor 2017
Ora: 11:00h - 12:00h
Vendi: Qendra për Zhvillim të Karrierës " Universiteti i Prishtinës " Hasan Prishtina "
Adresa: Biblioteka Kombetare e Kosoves " Pjetër Bogdani ", Kati i I
E organizuar nga: Qendra për Zhvillim të Karrierës – QZhK – Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina “ dhe American Councils for International Education
Kosovo American Education Fund (KAEF)
Kosovo American Education Fund (KAEF) është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF-i ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 90 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnike, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.
Procesi i Aplikimit:
Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.
Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 10 Korrik 2017. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org