Prof. Dr. Johann Brunner mbajti ligjëratë për studentët e doktoratës të Fakultetit Ekonomik

    Prof. Dr. Johann Brunner mbajti ligjëratë për studentët e  doktoratës të Fakultetit Ekonomik Në kuadër të projektit Tempus “ Modernizimi i ciklit të 3të të studimeve në Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimi i programit të doktoratës në Faukltetin Ekonomik” Prof. Dr. Johann Brunner nga Universiteti Johannes Kepler i Linz-it ka mbajtur ligjeratë në lëndën Mikroekonomi e Avancuar më datat 7-9 Dhjetor 2016 në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin Ekonomik në kuadër të programit të doktoratës.

Lënda “Mikroekonomi e Avancuar” bashkë-ligjerohet me Prof. Dr. Mrika Kotorri. Kur përfundojnë ligjëratat nga kjo lëndë, studentët do t’i nënshtrohen një  vlerësimi të përbashkët nga të dy profesorët. Kjo mënyrë e bashkëpunimit me profesorë nga vendet e Bashkimit Evropian e më gjërë, kontribuojnë në rritjen e cilësisë të mësimëdhënies dhe mësimnxënies përmes zbatimit dhe shkëmbimit të përvojave.  Të gjitha ligjëratat në kuadër të Programit të doktoratës në Ekonomiks do të organizohen së bashku me profesorë nga universitetet partnere të projektit nga vendet e Bashkimit Evropian.Në vazhdimësi, UP-ja mbetet e përkushtuar që përmes projekteve ndërkombëtare të rrisë numrin e Profesorëve të huajë vizitorë që vijnë për të mbajtur ligjëratë në fakultete të ndryshme, në mënyrë që të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e vazhdueshëm të institucionit.
 
 
 

Arkiva e lajmeve

«janar»
MaEnPrShDi
26272829 30311
234 5678
91011 121314 15
1617 18 19202122
23242526272829
303112345