Studentët e Programit Baçelor në Ekonomi të Aplikuar dhe Menaxhment përfitues të 13 bursave të programit ERASMUS+

    Studentët e Programit Baçelor në Ekonomi të Aplikuar dhe Menaxhment përfitues të 13 bursave të programit ERASMUS+ Studentët e Programit Baçelor në Ekonomi të Aplikuar dhe Menaxhment, që mbahet në gjuhënangleze, deri më tani kanë përfituar 13 bursa në kuadër të programit ERASMUS+, për të studiuar një semestër në universitete të ndryshme të Evropës.Si rrjedhojë e shumë marrëveshjeve te Fakultetit Ekonomik dhe Universitetit të Prishtinës meuniversitete të ndryshme evropiane, këta studentë kanë përfituar bursa studimi për një semestër në kuadër të programit ERASMUS+:
      Fatjona Asllani dhe Fëllënza Sylaj ne vitin akademik 2015/2016, në semestrin dimëror kanë përfituar bursë studimi me Erasmus + në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hamk, në Finland.

     Në vitin akademik 2017/2018 numri i studentve të cilët kanë perfituar bursa është rritur.Në semestrin dimëror, studentët Aulona Selishta dhe Fëllënza Sylaj janë duke vijuar studimet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Nysa, në Poloni.

    Në semestrin pranveror të këtij viti akademik, këta studentë do t’i vijojnë studimet me bursë në këto universitete jashtë Kosovës: në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Hamk, në Finlandë, Flutra
    Smailhasanaj dhe Marigona Halilaj, në Universitetin

    Teknik të Rigës, në Latvi, Arjana Rudari, Elikona Llalloshi dhe Mirlind Januzaj dhe në Univesitetin e Nicës Sophia Antipolis, Francë, Egzon Rexhepi, Blerta Gërxhaliu, Edita Hajrizi dhe Teuta Vitija.

    Këta studentë gjatë periudhës së qëndrimit për një semestër në një universitet të huajë do të kenë
    mundësi të njihen më për së afërmi me përvojat e reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të
    rrjetëzohen me studentë dhe profesorë nga vende të ndhryshme të botës, të krijojnë përvojë të re dhe të mësojnë nga kultura dhe tradita e vendeve të tjera si dhe pas kthimit tw bartin të bartin kreditë e tyre në Fakultetin Ekonomik. Përdnryshe, kohë pas kohe edhe Fakulteti Ekonomik,përkatësishtë ky program i studimit është nikoqir i studentëve nga vende të ndryshme të botës që vijojnë studimet për një semestër në këtë Program.

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
30123456
78910111213
14151617181920
21 222324252627
28293031123
45678910