Vizitë studimore në Universitetin e Nicës Sophia Antipolis

    Vizitë studimore në Universitetin e Nicës Sophia Antipolis Menaxhmenti i UP-së, profesorët e Fakultetit Ekonomik, përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agjencisë së Akreditimit dhe WUS Kosova kanë realizuar një vizitë studimore në Universitetin e Nicës Sophia Antipolis, me 24 – 26 nëntor, 2016, në kuadër të projektit TEMPUS “Modernizimi i ciklit të tretë të studimeve në Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimi i një programi PHD në Fakultetin Ekonomik” (MODPhD)

Pjesëmarrësit u mirëpritën nga Prorektori i Univeritetit të Nicës, Stephane Ngo Mai, i cili prezentojë ndryshimet më të reja në institucion dhe orientimin për të ardhmen. 
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë fjalimit të tij hyrës, falënderojë menaxhmentin e Universitetit të Nicës për mbështetjen e vazhdueshme që po ja japin UP-së dhe shprehu gatishmërinë që një bashkëpunim i tillë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prof. Dr. But Dedaj, Dekan i Fakultetit Ekonomik prezentojë mbështetjen që Universiteti i Nicës po i jap për zhvillimin e studimeve të doktoratës dhe punës hulumtuese në këtë institucion 
 
Qëllimet e trajnimit ishin prezantimi përvojave të Universitetit të Nicës në lidhje me:
- Përgatitjen e punimeve shkencore, përmbajtjën, metodat dhe llojet, rregullat dhe kriteret për të publikuar në revista shkencore ndërkombëtare;
-Prezantimi i hapave drejt krijimit të një reviste shkencore në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës;
-Roli i institutit në përmisimin e aktiviteteve hulumtuese dhe mësimore, dhe
- Zhvillimi i një Plani të Veprimit dhe procedurat për zhvillimin e një reviste shkencore në Fakultetin Ekonomik.
 
Më 25 dhjetor, është  nënshkruar edhe Marrevëshja e Mirëkuptimit për thellimin e bashkëpunimit 
ndërmjet Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Nicës “Sophia Antipolis”. 
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Rektori Prof. Dr. Marjan Dema  prezantoj angazhimin që është duke bëre menaxhmenti për nderkombëtarizimit të UP-së. Universiteti i Nicës nga ana e UP-së, shikohet 
si një nga partneret strategjikë ndërkombëtarë. Kjo vizitë është duke kontribuar që bashkëpunimi i ndërsjellë të thellohet në të ardhmen.  Në anën tjetër,  Prof. Dr. Frederique Vidal, Presidente e 
Universitetit të Nicës “Sophia Antipolis”, ofrojë mbështetje të plotë për bashkëpunim. Përvoja e bashkëpunimit në zbatimin e projektit Tempus MODPhD, duhet të vazhdohet me projekte te reja, dhe të zgjerohet në fusha të tjera. Prandaj, kjo marrëveshje duhet të jetë bazë e mire për aplikime në projekte të
përbashkëta në të ardhmen. 
 
Marrëveshja bashkëpunimit përfshinë: 1. Shkëmbimin e profesorëve dhe hulumtuesve në fusha të ndryshme, pjesëmarrje e përbashkët në konferenca, seminare dhe simpoziume; 2. Shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme të studimit; 3. Shkëmbimin e informatave dhe dokumenteve në lidhje me programe të ndryshme të studimit  dhe fushave të hulumtimit që janë në interes për të dyja palët; 4. Bashkëpunimin në aktivitete të ndryshme hulumtuese; Aplikimin e përbashkët në projekte të ndryshme ndërkombëtare.
 
Ne ketë drejtim, ka filluar se zbatuari edhe projekti Erasmus+ që parashehë mobilitetin akademik dhe administrative ndërmjet Fakultetit Ekonomik të UP-së dhe Fakultetit Ekonomik të UNICE. Ky projekt i ri, do të filloj zbatimin e aktiviteteve nga janari 2017. Fillimisht parashihen të realizohen 10 mobilitete të ndërsjella të studentëve dhe stafit administrativ.
nice3.JPG
 

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
24252627282930
1 234 567
89 1011121314
15 1617 18192021
2223 2425262728
2930311234