APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT

    APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT PLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT
     

    Kupto më shumë për profesionin e AUDITORIT!



    Ftohen studentët  e shkallës MA të Fakultetit Ekonomik dhe Juridik të UP-së që të aplikojnë për punë praktike (praktikant) në njësitë organizative të Zyres Kombëtare të Auditimit.

    Studentët do të jenë të angazhuar me orar të plotë dhe do të mbikëqyren nga mbikëqyrësi i njësisë përkatëse. Me studentët e përzgjedhur për punë praktike, Zyra Kombëtare e Auditimit do të lidhë marrëveshje të veçanta lidhur me kushtet e angazhimit të tyre.


    Në kuadër të punës praktike deri në fund të vitit 2019 do të angazhohen 10 studentë të nivelit Master,  nga fusha të studimit si: financa, kontabilitet, auditim dhe çështje ligjore.


    Numri i studentëve që do të përzgjidhen nga fushat specifike të studimit do të caktohet sipas nevojave të brendshme të Zyrës Kombëtare të Auditimit.


    Praktika për studentët e përzgjedhur do të zgjasë nga një muaj për secilin grup dhe atë:
    a)    për grupin e parë 3 studentë, nga data 05.09.2019 deri më 05.10.2019;
    b)    për grupin e dytë 3 studentë, nga data 06.10.2019 deri më 06.11.2019;
    c)    për grupin e tretë 4 studentë, nga data 07.11.2019 deri më 07.12.2019.


    Detyrat dhe përgjegjësitë për praktikantët:
    Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit do të caktohen nga mbikëqyrësi (në varësi se ku caktohet praktikanti).


    Informata rreth aftësive në punë:
    Praktikanti/ja preferohet të ketë: Shkathtësi të komunikimit,aftësi të mira analitike, shkathtësi dhe njohuri në aplikimin e programeve kompjuterike nga pako Microsoft Office, programim (për IT) dhe shkathtësi në punë teknike,aftësi të punës në grup, motiv për t’u vetë zhvilluar.


    Procedurat e aplikimit:
    - Vizitoni ueb faqen: 
    ekarriera.uni-pr.edu duke u kyçur me nr. e SEMS ID-së dhe fjalëkalimin e njëjtë që përdorni në SEMS.
    - Plotësoni CV-në tuaj dhe letrën motivuese në sistem, i shkarkoni në PDF dhe i dërgoni në e-mailin 
    [email protected].

    - Gjithashtu, tek seksioni “Evente” kërko njoftimin “ NJOFTIM: APLIKO PËR PUNË PRAKTIKE NË ZYRËN KOMBËTARE TË AUDTIMIT / Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019  ” dhe zgjedh “Do të marrë pjesë”. Të dhënat e juaja do të regjistrohen automatikisht në sistemin tonë.


    Aplikimi dhe kriteret për aplikim:
    Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    Kandidati për punë praktike duhet të jetë studentë i rregullt në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

    - Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Universiteti i Prishtinës do të marrë parasysh notën më të lartë mesatare të studentëve.
    - Studentët që përzgjidhen për të kryer punë praktike duhet të jenë studentë të vitit të I ose të II të studimeve Master.
    - Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët e Fakulteteve: Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të shënuar si në pikën 3 të këtij njoftimi.
    - Praktikantët në përfundim të programit të punës praktike do të pajisen me Referencë dhe Certifikatë nga Zyra Kombëtare e Auditimit.


    Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik Pdf, në e-mail adresën [email protected]


    Afati i aplikimit nga data 10.06.2019 deri më datë 20.06.2019.

Arkiva e lajmeve

«nëntor»
MaEnPrShDi
28 2930 31 123
4 5 6 78910
11 12 1314151617
18192021222324
2526272829301
2345678