KURSE TË FREGJISHTES ONLINE

     
    Aleanca Franceze e Prishtinës hap sesionin e kurseve online – nga shtëpia mësojeni gjuhën frënge, shqipe apo serbe!
     
    Aleanca Franceze e Prishtinës ka njoftuar të gjithë të interesuar se ka filluar me sesionin e kurseve përmes internetit apo online.
     
    Studentët apo kushdo që është i interesuar mund të përfitojë nga izolimi në shtëpi duke i përmirësuar aftësitë gjuhësore përmes kurseve të gjuhës frënge, shqipe dhe serbe.
     
    Kurset janë në grupe, individuale dhe tani nga shtëpia!
     
    Aleanca ka njoftuar se regjistrimet janë të hapura dhe kurset e para fillojnë të hënën me 13 prill.

     Programi në shqip: https://drive.google.com/open?id=1JUNWGNiF1fXf0bspJ5IAya9H1MdjWTdl
     
    Të gjithë studentët që kanë nevojë për më shumë informacione rreth procedurës së regjistrimit online, mund ta kontaktojnë Aleancën Franceze në Prishtinë përmes numrit të telefonit +383 44 309 094 ose në e-mail adresën: [email protected]

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
27282930 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25 262728293031
1234567