Konkurs për esenë më të mirë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

    Në kuadër të manifestimeve për 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike eKosovës fton të gjithë studentët e Universtitetit të Prishtinës të studimeve bachelor, të marrin pjesë në konkursin e hapur për esenë më të mirë me temë: “Transformimi ekonomik i Republikës së Kosovës në dekadën e ardhshme”, me theks të vecantë në digjitalizim, revolucionin e katërt industrial dhe
    ekonominë e dijes (knowledge base economy).

    Esetë nuk duhet të jenë më të gjata se 1000 fjalë dhe duhet të shkruhen në gjuhën shqipe. Në hyrje të
    punimit duhet të ceken: emri dhe mbiemri i studentit, niveli i studimeve, drejtimi, email adresa dhe
    numri i telefonit.
    Për dhjetë esetë më të mira do të ndahen mirënjohje, ndërsa për tre esetë e përzgjedhura do të ketë
    shpërblim simbolik financiar për studentët. Mirënjohjet dhe shpërblimi financiar do t’u ndahen
    studentëve në konferencën që do të organizohet me datë 13 shkurt 2018 në Hotel Emerald në Prishtinë,
    për nderë të shënimit të këtij manifestimi.
    Esetë duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected] më së largu
    deri me 07 shkurt 2018.
     
    Me respekt,
     
    Oda Ekonomike e Kosovës

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
2728293031 12
345 6 789
1011 12 13141516
1718 1920 212223
24252627282930
1234567