Ligjëratë e hapur nga fusha e ekonomisë me profesor Edmond Berishën

    Më 31.05.2018 prej orës 16:30 në Amfiteatrin  e Vogël  e Fakultetit Ekonomik, do të mbajë ligjëratë publike Prof. Ass. Dr. Edmond Berisha, profesor në Montclair State University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Berisha, ka kryer studimet e doktoraturës në Departamentin e  Ekonomisë në Ëest Virginia University në SHBA. Interesi i tij kërkimor përfshin makroekonominë, politikën monetare dhe shpërndarjen e të ardhurave.

    Dr. Berisha ka botuar disa punime bazuar në hulumtimet e tij në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet variablave kryesore makroekonomike dhe shpërndarjes së të ardhurave në SHBA. Para se të bashkohej me Montclair State, ai punoi si Asistent Profesor i Ekonomisë në Fairmont State University, Virginia Perëndimore, ku dha mësim disa kurset e ekonomisë dhe financave.

    Ftohen studentët e Fakultetit Ekonomisë që ta ndjekin ligjëratën nga fusha e ekonomisë.

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789