Listat finale e kandidaturave nga radhët e personelit akademik dhe jo akademik pas verifikimit të kandidaturave

    Në bazë të RREGULLORES  nr. 771 datë 06.03.2020, PËR RREGULLAT DHE PROCEDURAT PËR ZGJEDHJET E PËRGJITHSHME TË PERSONELIT AKADEMIK DHE JO AKADEMIK NË NIVEL TË PËRFAQËSIMIT NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS  “HASAN PRISHTINA.


    E shpallim publikisht listën finale të kandidaturave për Këshill të Fakultetit Ekonomik dhe për Senat të Universitetit nga radhët e personelit akademik dhe jo akademik pas verifikimit (shkarko listën)

    Po ashtu KQZ UP lidhur me Fakultetin Ekonomik konstaton si në vijim:

    1.      Duhet të mbahen zgjedhjet për anëtar të Këshillit të Fakultetit nga radhët e Profesorëve pasiqë ka më shumë se 30 kandidatë;

    2.      Duhet të mbahen zgjedhjet për anëtar të Këshillit të Fakultetit nga radhët e asistentëve pasiqë ka më shumë se 8 kandidat;

    3.      Duhet të mbahen zgjedhje për anëtar të Këshillit të Fakultetit nga radhët e personelit jo akademik pasiqë ka më shumë se një (1) kandidat të paraqitur;

    4.      Në Fakultetin Ekonomik duhet të mbahen zgjedhjet për anëtar të Senatit nga radhët e personelit akademik, ashtu siç përcaktohet në rregulloren e lartshënuar.

    5.      Po ashtu, në Fakultetin Ekonomik personeli jo akademik mund të votojë për anëtar të senatit nga lista e të gjitha njësive akademike dhe administratës qendrore, meqë rast kanë të drejtë të votojnë 2 kandidatura për anëtar të senatit nga radhët e personelit jo akademik, në nivel të UP-së.

     

     

    Ju njoftojmë që pas publikimit të listave finale të kandidaturave nga radhët e personelit akademik dhe jo akademik, afati i ankesave përkitazi me ketë çështje është i paraparë me datë 17 dhe 18 Qershor 2020.

     

    Ankesat i parashtrohen KQZ UP-së.

     

     

    Me respekt,

    KZF EKONOMIK të UP-së , Prishtinë  16.06.2020

Arkiva e lajmeve

«shtator»
MaEnPrShDi
31123456
78910111213
14 151617 181920
21222324252627
2829301234
567891011