Njoftim

    Njoftohen të gjithë te interesuarit se me datë 07.05.2021, nga ora 12:00, në Fakultetin Ekonomik (Salla e Profesorëve), kandidati MSc. Ahmet (Vehbi) Ismaili i nënshtrohet mbrojtjes publike të Punimit të Doktoratës me temën: ‘Sfidat e implementimit të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik sipas parimit akrual në Raportimin Financiar – Rasti i Kosovës’.



    Mentor i temës është Prof. Dr. Hysen Ismajli, ndërsa Komisioni Vlerësues Profesional ka këtë përbërje: Prof. Dr. Rrustem Asllanaj - Kryetar i komisionit, Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Berisha Vokshi - anëtare e komisionit dhe Prof. Dr. Rufi Osmani - anëtar i jashtëm i komisionit (Universiteti i Evropës Juglindore, Maqedonia e Veriut).

    Për shkak të situatës pandemike (covid-19) dhe në zbatim të masave në fuqi, numri i lejuar i pjesëmarrësve në sallë do te jetë i kufizuar. Megjithatë, për të interesuarit, mbrojta publike do të mund të ndiqet edhe përmes platformave virtuale, detajet e të cilave do të bëhen të ditura nga doktoranti ditën e mbrojtjes së disertacionit.

    Prishtinë, 27.04.2021

Arkiva e lajmeve

«maj»
MaEnPrShDi
26 2728293012
34 5 6 789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31123456