Njoftim për akreditimin e programit Applied Economics and Management

    Programi Applied Economics and Management i Fakultetit Ekonomik e ka marrë akreditimin edhe për tri vjet të tjera nga Agjencioni Kosovar i Akreditimit.  Përmes kësaj mundësohet hapja e konkursit për pranim të studentëve të rinj për vitin akademik 2019/2020.  Konkursi do të hapet në shtator dhe do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit që duan të studiojnë në një program unik.



    Applied Economics and Management është programi i vetëm në Kosovë që zhvillohet në gjuhën angleze. Studentët mësojnë me literaturën më bashkëkohore dhe marrin diplomë të njohur ndërkombëtarisht në gjuhën angleze.  Studentëve të këtij departamenti u mundësohen shumë mobilitete, në formën e studimeve një semestrale apo vizita studimore në universitete partnere në Evropë.

     
    Fakulteti Ekonomik i mirëpret kandidatët e rinj në shtator me hapjen e konkursit të ri.

    Bachelor in Applied Economics and Management Student's Guide

Arkiva e lajmeve

«gusht»
MaEnPrShDi
2930311234
567891011
12131415161718
19202122232425
2627282930311
2345678