Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Rifat Blaku

    Sot morëm lajmin e hidhur për shkuarjen në amshim të Prof. Dr. Rifat Blakut, mësimdhënesit dhe pedagogut tonë shumëvjeçarë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

    Ishte koleg i dashur, i palodhshëm në punën e tij, kontribues në aftësitë e tij  organizative, humaniste e kolegiale dhe në ndërtimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në Fakultetin tonë.

    Me vdekjen e Profesor Blakut, Ju Familje e nderuar humbët bashkëshortin dhe prindin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjenerata me rradhë për cilësitë e tij të larta: urtësinë, bujarinë, dhe humanitetin prej një pedagogu dhe shkencëtari të shquar.

    Ngushllime Familjes, të afërmëve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Rifat Blaku!

     

    I lehtë I qoftë dheu dhe pushoftë në paqë Prof. Dr. Rifat Blaku!

     

    Fakulteti Ekonomik

    Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina

    Prishtinë

Arkiva e lajmeve

«korrik»
MaEnPrShDi
29 301 2345
6 789101112
13141516171819
20212223242526
272829303112
3456789