Historiku i institutit

Instituti për Kërkime Ekonomike
 

Formimi i Institutit Ekonomik

Data e përfundimit të procesit të krijimit të Institutit për Kërkime Ekonomike (26.02.2024) konsiderohet si data e themelimit të Institutit.

Prof. Dr. Berim Ramosaj (profesor në lëndët Menaxhment dhe Lidership pranë Fakultetit Ekonomik) zgjedhet Drejtor i Institutit për Kërkime Ekonomike nga Bordi (Këshilli) i Institutit. Neshat Podvorica është Sekretar i Institutit.
 

Disa nga anëtarët e Bordit (Këshillit) të Institutit për Kërkime Ekonomike janë:

  1. Prof. Visar Rrustemi, Departamenti i Marketingut në Fakultetin Ekonomik (kryesues)
  2. Prof. Sefer Avdiu, Prorektor për Shkencë në Universitetin e Prishtinës (anëtar)
  3. Prof. Afërdita Berisha, Departamenti i Menaxhmentit, Fakulteti i Ekonomisë (anëtare)
  4. Prof. Arbër Hoti, Programi Kontabilitet, Fakulteti i Ekonomisë (anëtar)
  5. Prof.Justina Shiroka-Pula, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës