Fakulteti Ekonomik do ta organizojë edicionin e katërt të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore. Konferenca do të mbahet në datat 14-15 Tetor 2021 në premisat e Fakultetit Ekonomik. Konferenca do të mbahet në gjuhën angleze. Ftohen profesorët, kërkuesit shkencorë, praktikuesit dhe studentët të marrin pjesë duke dërguar punime shkencore, si dhe duke i ndjekur punimet e konferencës, diskutimet, punëtoritë dhe ngjarjet e tjera të ndërlidhura. Tema e konferencës do të jetë: “Të bërit biznes në një ekonomi post-pandemike”. Konferenca do të organizohet në tri nëntema:
Përgjigja e qeverisë ndaj krizës ekonomike dhe masat për tejkalimin e situatës pandemike. Bashkëpunimi ndërqeveritar dhe sfidat e globalizimit.
· Strategjitë e biznesit për të patur sukses në epokën post-pandemike; Menaxhimi i bizneseve në kohë krize; Ndryshimet në financa, marketing, zinxhirët e furnizimit, burime njerëzore në një mjedis pandemik.
· E ardhmja e punës pas Covid-19. Karriera dhe shkathtësitë për ekonominë post-pandemike; Puna në distancë dhe freelancing.
Për hollësi referojuni thirrjes për punime. Për formatin e punimeve referojuni udhëzuesit. Përditësimet në lidhje me konferencën i gjeni në: ekonomiku.uni-pr.edu