NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS FAKULTETIT EKONOMIK DHE KOMPANISË SË SIGURIMEVE ELSIG

13 Janar 2023
SHARE

Sot në zyrën e dekanit të Fakulteti Ekonomik - UP, Prof.Dr.Driton Balaj, është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit me kompaninë e sigurimeve Elsig, të përfaqësuar nga drejtori gjeneral Z. Rexhep Idrizaj dhe Z.Sokol Berisha. Kompania Elsig, është njëra ndër kompanitë e sigurimeve më të mëdha në vend, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet e sigurimeve jo jetë.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë studentët tanë, të cilëve do t’u ofrohet mundësia të kryejnë punë praktike me mundësi punësimi.

Gjithashtu, përfaqësues të kompanisë së sigurimeve Elsig, do të mbajnë ligjerata si ligjërues të ftuar, për studentët tanë lidhur me shërbimet e sigurimeve që ata ofrojnë.

#up #bëhuUP #fakultetiekonomik