Raportet vlerësuese për Thirrjen publike për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashtëm

06 Shtator 2024
SHARE

Fakulteti Ekonomik  shpall Raportet vlerësuese për pozitat për programet e tij në Thirrjen publike për angazhim të bashkëpunëtorëve të jashëtm për ligjërata dhe ushtrime në bazë të nevojave të njësive akademike të Universitetit të Prishtinës për vitin akademik 2024/25 me numër protokolli 2/426 të datës 25.07.2024. Në përputhje me Rregulloren e procedurave vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në Universitetin e Prishtinës me numër protokolli 2/254, të datës 17.07.2024, neni 8, pika 2, kandidatët e interesuar mund të paraqesin ankesë brenda 5 ditësh nga dita e publikimit të Raporteve vlerësuese në webfaqen e Fakultetit Ekonomik .

Ankesat paraqiten në zyren për arkiv dhe protokol në Fakultetin Ekonomik .

Raportet vlerësuese (shkarko)