Falë bashkëpunimit me partnerin tokë Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), dhjetëra studentë të Fakultetit Ekonomik morën pjesë në festivalin KosICT, një organizim i përvjetshëm që përmbledh kompanitë lider në industrinë e teknologjisë informatike. Në Prishtina Tech Park, studentët u njoftuan me inovacionet dhe trendet e fundit të industrisë, si dhe patën mundësi të rrjetëzimit. Vizita e studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit Ekonomik u mundësua nga ftesa e drejtoreshës ekzekutive të STIKK-ut, Vjollca Çavolli.