Orari i mbajtjes së provimit pranues për vitin akademik 2021-22 në studimet Baçelor (Afati II -plotesues)

24 Shtator 2021
SHARE

Për të shikuar orën dhe sallën e mbajtjes se provimit pranues kliko në linqet e mëposhtme :

 

Programi Banka dhe financa
Programi Menaxhment
Programi Marketing
Programi Ekonomiks
Programi Kontabilitet
Programi Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment (Gjuhë Angleze)(BSc)

 

2. Çdo person i cili hyn në objektin e Fakultetit Ekonomik –Juridik duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:
2.1. Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo mé i vjetër se 72 orë;
2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 dité dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditéve;
24. Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë,

 

Njoftohen të gjithë kandidatët që do t’i nënshtrohen provimit pranues në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, se ditën e mbajtjes së provimit pranues, duke pasur parasysh obligimet që dalin nga LIGJI NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, si dhe me qëllim tëmbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:


1.Të paraqiten në objektin e Fakultetit Ekonomik, të paktën 30 minuta para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
2.Të mbajnë maskën;
3.Të mbajnë distancën, sipas rekomandimeve 1.5 deri në 2 M;
4.Pasi të kenë arritur në Fakultetin Ekonomik, me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Ekonomik , menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues;
5.Të mbajnë higjienën personale;
6.Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
7.Të posedojnë dëshminë e aplikimit në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2021/2022;
8.Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).