Rezultatet përfundimtare të konkursit për pranimin e studentëve në studimet baçelor/Afati i dytë (II)

06 Tetor 2021
SHARE

Shënim me rendësi: Rezultatet përfundimtare janë plotësuar në pajtim me konkursin dhe pas shqyrtimit të ankesave,  duke u bazuar në paragrafin II, Pika 9 e konkursit plotësues – Afati i dytë (II-të), të shpallur nga Universiteti i Prishtinës, nr. ref.1/518 të datës 13.09.2020, sipas ranglistës së
pikëve përfundimtare, me kandidatë që e kanë kaluar pragun e kalueshmërisë dhe që i takojnë komunitetit shumicë.

Regjistrimi i studentëve, sipas konkursit për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022 do të bëhet me datë 07.10.2021, nga ora 09:00-12:00 dhe nga ora 13:00-15:00. Kandidatët e pranuar që nuk mund të regjistrohen brenda afatit të mësipërm, mund të regjistrohen më së voni deri me datë 10.10.2021, në ora 16:00. Pas kësaj date, nuk lejohet regjistrimi, për shkak të mbylljes së sistemit SMIAL.
Regjistrimi bëhet në Administratën Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Kandidatët që nuk janë pranuar mund ti tërheqin dokumentet e tyre në sportelet e Fakultetit Ekonomik nga data 12.10.2021 deri më 15.10.2021.

Për të shikuar rezultatet (kliko këtu)
Raporti i Ankesave (shkarko)