Njoftim për fillimin e procesit mësimor - viti akademik 2021/2022 (semestri dimëror)

14 Tetor 2021
SHARE

Njoftimi në vijim sqaron detajet për fillimin e vitit të ri akademik 2021/2022 (semestri dimëror) si dhe detajet e tjera që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e procesit mësimor, përfshirë ligjëratat dhe ushtrimet në nivelin baçelor dhe master, duke marrë parasysh rregullat në fuqi kundër COVID 19.

  1. PROCESI MËSIMOR NË STUDIMET THEMELORE (BAÇELOR)
  1. Ligjëratat do të fillojnë nga data 19.10.2021. Ligjëratat e përcaktuara që të mbahen ditën e Premte, me datë 15.10.2021, dhe e Hënë me 18.10.2021 do të zëvendësohen, në konsultim me profesorët e lëndëve që mbajnë grupet përkatëse.
  2. Ushtrimet do të fillojnë nga data 25.10.2021.
  3. Orari mësimor i ligjëratave për studimet baçelor shpallet të Enjten, me datë 14.10.2021, deri në ora 12:00. Kurse orari definitive i ushtrimeve me përmirësime shpallet me datë 21.10.2021.
  4. Ligjëratat do të mbahen sipas modelit të kombinuar: Procesi i mësimit fillon dhe  mbahen ligjëratat me prezencë fizike, për të gjitha vitet në nivelin bachelor. Varësisht nga natyra e lëndës (Matematik, statistike ,mikroekonomi, kontabilitet,etj), dhe mundësit teknike dhe shëndetësore të profesorëve dhe studentëve nga java e dytë mund të kalohet në sistemin online në konsultim me Dekanatin.
  5. Ushtrimet do të mbahen në prezencë fizike për lendet specifike me konsultime me profesorët dhe asistente(Matematik,statistike, mikroekonomi, kontabilitet,etj), si dhe Online për ato që kanë mundësi të zbatimit me efikas, sipas orarit të shpallur.
  6. Sallat në të cilat mbahen ligjëratat fizikisht, sipas orarit, janë të shënjezuara dhe studentët duhet të ulen vetëm në vendet që janë të shënjezuara, me qëllim të ruajtjes së distancës 1.5 M.
  7. Në rastet kur në salla, gjatë mbajtjes së mësimit fizik, ka më shumë studentë se vendet e shënjezuara që janë paraparë në sallë, Profesori i lëndës duhet të ndajë grupin në dy pjesë dhe të mbaj nga 40 minuta ligjërata (të mbajë dy (2) grupe), brenda fondit të orëve që është paraparë, duke mbajtur një pushim në mes grupeve, 15-20 minutaderisa të ndërrohen studentët.  Në rast nevoje, në këtë aspekt do të ofrojë asistencë Zyrtari për Mësim i Fakultetit Ekonomik.
  8. Studentët duhet të ndjekin ligjëratën vetëm në grupin në të cilin e zgjedhin lëndën përkatëse, sipas orarit të shpallur.
  9. Orari i paraparë për mbajtjen e ligjëratës, duhet të respektohet dhe pas përfundimit të ligjëratës që mbahet në mënyrë fizike, studentët duhet ta lirojnë menjëherë sallën, në mënyrë që të krijohet hapësirë për grupin tjetër.

       13. Kapaciteti i sallave në të cilat do të mbahen ligjëratat, sipas orarit, duke respektuar distancën fizike 1.5 M është si vijon:

  • Amfiteatri i Madh Ekonomik-/80 studentë.
  • Amfiteatri i Vogël Ekonomik/40 studentë.
  • Sallat nr: 2,4,5,6,7,9,10 /30 studentë.
  • Sallat nr: 8,8/1, Salla italiane/ 15 studentë
  1. PROCESI MËSIMOR NË STUDIMET MASTER
  1. Ligjëratat në studimet Master do të mbahen Online për vitin e II-të dhe fillojnë nga data 18.10.2021,
  2. Për vitin e I-rë kur të behet regjistrimi i studentëve të pranuar në studimet Master ligjëratat do të bëhen me prezencë fizike, duke respektuar distancën 1.5-2M dhe bazuar në kapacitetin e sallave, të sqaruar më sipër. Ligjëratat në këtë nivel për vitin e I-rë do të fillojnë me datë 25.10.2021.
  3. Studentët duhet t’i ndjekin ligjëratat në grupet që janë përcaktuar, në rastet kur ka më shumë se një grup.
  4. Orari i ligjëratave në studimet Master do të shpallet, ditën e Enjte me datë 14.10.2021, deri në ora 12:00. Ndërsa për vitin e I-rë me 21.10.2021.
  1. ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS
  1. Zgjedhja e lëndëve në SEMS, për të gjitha studentët e studimeve baçelor dhe master që kanë regjistruar semestrin, respektivisht vitin akademik përkatës, do të fillojnë nga dita e Premte (15.10.2021), në ora 12:00.
  2. Zgjedhja e lëndëve për studentët e nivelit Master do të fillojë pas përfundimit të afatit të regjistrimit, sipas konkursit. Studentët e studimeve Master do të njoftohen veçanërisht për ketë proces.
  3. Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve, sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti. Në momentin kur plotësohet limiti i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë.
  4. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti do të bëjë rritjen  e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë proporcionale për secilin grup.
  5. Duhet të zgjidhet në SEMS aq lëndë zgjedhore sa është e përcaktuar me planë program.
  6. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.
  7. Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP.

Vërejtje:

Për pjesëmarrje në ligjërata me prezencë fizike, studentët duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë e mëposhtme:

  • Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
  • Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
  • Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 dittë dhe jo më shumë se 180 dittë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik - IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
  • Testi shpejte antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Personat përgjigjes të caktuar nga Fakulteti Ekonomik/Universitetit të Prishtinës,dhe Sigurimit te Fakultetit do të kujdesen që të kontrollojnë nëse studentët që marrin pjesë në ligjërata, i posedojnë njërën nga dëshmitë e mësipërme. Mos respektimi dhe prezantimi i rrejshëm i dëshmive do të sanksionohet sipas rregullave disiplinore dhe rregullave tjera në fuqi.

Kërkojmë mirëkuptimin e studentëve dhe stafit akademik për vështirësitë ne fillim te procesit mësimor.

Me respekt,

Fakulteti Ekonomik-UP