Njoftim për Ushtrimet në vitin akademik 2021/22

22 Tetor 2021
SHARE

Njoftohen të gjithë studentët e regjistruar në studime themelore(bachelor), për vitin akademik 2021/2022, se për ta ushtrimet do të jenë në sistemin google meets në formën Online.

Profesorët/Asistentët do të krijojnë klasën dhe dërgojnë thirrjen për ushtrime në kohën e shënuar në orar të ligjëratave dhe ushtrimeve.

Për të pas qasje në ushtrime dhe ligjërata Studentet duhet funksionalizuar llogarinë e tyre në SEMS dhe duhet të ndjekin hapat vijues:

 1.      Duhet të qasen në SEMS përmes linkut: https://studenti.uni-pr.edu/

2.      Shënoni së pari numrin e ID-së;

3.      Pasi të keni shënuar numrin e ID-së, ju duhet të shënoni fjalëkalimin fillestar, që ju mundëson qasjen për herë të parë në SEMS. Fjalëkalimin fillestar është numri juaj personal.

4.      Pasi të jeni qasur për herë të parë, ju do të keni mundësi që ta ndryshoni fjalëkalimin dhe të krijoni një fjalëkalimin të ri. 

 Ju dëshirojmë sukses në mësime gjatë këtij viti akademik.

 

Me respekt,

 Fakulteti Ekonomik