Ftesë/Mbledhja konstituive e Këshillit Studentor, 29.06.2022 ora 12.00

28 Qershor 2022
SHARE

NJOFTIM ZYRTARE NGA KZF

KZF, Ju informon që sipas dinamikës zgjedhore, Mbledhja Konstituive e Këshillit të Studentëve të Fakultetit Ekonomik, mbahet me datë 29.06.2022, nga ora 12:00. Lokacioni; Sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik.

1. Kërkojmë nga të gjitha anëtarët e OS që kanë fituar mandate në këshillin studentor në Fakultetin Ekonomik, të njëjtit të marrin pjesë në mbledhjen konstituive të këshillit të studentëve, sepse në të kundërtën humbin mandatet e fituara.

Mbledhja konstituive do të mbahet me këtë;

REND DITE
1. Konstituimi i Këshillit të studentëve në Fakultetin Ekonomik,
a. Verifikimi dhe pranimi i mandateve për anëtarë të Këshillit të studentëve
b. Nënshkrimi i Deklaratës Etike.
2. Zgjedhja e sekretarit të Këshillit të studentëve (zgjedhja bëhet me aklamacion)
3. Zgjedhja e Kryesuesit të Këshillit të studentëve (zgjedhja bëhet me votim të fshehtë)

 
 
Me respekt,

1. Valbona Zhubi – Sekretare – ex office, Kryesuese,
2. Prof. Asoc.Dr. Muhamet Aliu, Profesor- Zëvndëskryesues
3. Ass. Diamanta Sojeva, Asistente, - anëtare

Prishtinë, 28.06.2022