Orari i mbajtes së provimit pranues afati plotësues Bachelor - Fakulteti Ekonomik

19 Shtator 2022
SHARE

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 20 Shtator 2022  (E Marte , në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

1.Të paraqiten në objektin e Fakultetit Ekonomik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
2.Të mbajnë distancën, 1.5 M;
3.Pasi të kenë arritur në Fakultetin Ekonomik , me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Ekonomik , menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
4.Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
5.Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2022/2023;
6.Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).

   

Listat e aplikuesve sipas programeve :

Programi Banka dhe Financa
Programi Menaxhment
Programi Marketing
Programi Ekonomiks
Programi Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment Gjuhë Angleze)(BSc)