Orari i mbajtes së provimit pranues Master (2022/23)

30 Shtator 2022
SHARE

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 03.10. 2022  (E Hënë , në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues në Fakultetin Ekonomik, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

1.Të paraqiten në objektin e Fakultetit Ekonomik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
2.Të mbajnë distancën, 1.5 M;
3.Pasi të kenë arritur në Fakultetin Ekonomik , me qëllim të shmangies së grumbullimit të tyre, me ndihmën e personelit të Fakultetit Ekonomik , menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
4.Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
5.Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2022/2023;
6.Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).

   

Listat e aplikuesve sipas programeve :

 

Programi Banka dhe Financa
Programi Menaxhment
Programi Marketing
Programi Ekonomiks
Money, Banking, Finance and Insurance (Double degree)