REGJISTRIMI i semestrit dimëror të vitit akademik 2022/23

03 Tetor 2022
SHARE

Ju njoftojmë se afati për regjistrimin e semestrit dimëror të vitit akademik 2022/23, për studentët e të gjitha niveleve të studimit, do të jetë i hapur në Sistemin Elektronik për Menaxhimin e Studentëve (SEMS), prej datës 03.10.2022 deri më 21.10.2022

 

Studentëve të rregullt të niveleve bachelor dhe master, të cilët regjistrohen për herë të parë në semestrin e vitit përkatës (sipas kushteve të përcaktuara nga Senati i UP-së) e të cilët lirohen nga pagesa e tarifës së shkollimit sipas nenit 5 të UA (MASHTI) Nr. 09/2021 dhe vendimeve përkatëse të Këshillit Drejtues të UP-së, do t'u regjistrohet me automatizëm semestri dimëror i vitit akademik 2022/23.

 

Vendim për plotësimin-ndryshimin e Vendimit me nr. prot. 4-74, dt. 10.12.2021, lidhur me lirimin nga pagesa e semestrave

Vendim për plotësim ndryshimin e Vendimit me nr. prot. 456, datë 14.3.2022, për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit me nr. prot. 4-74, datë 10.12.2021

Vendim i Këshillit Drejtues të UP-së, për lirim nga pagesa e semestrave të studentëve e nivelit të doktoratës, më së shumti për një vit akademik (dy semestra)

Vendim i Këshillit Drejtues të UP-së, për lirim nga pagesa e semestrave e një kategorije të studentëveUdhezimi administrativ_MASHT