ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS (Bachelor)

14 Tetor 2022
SHARE

Zgjedhja e lëndëve në SEMS, për studentët do të fillojë, nga dita e Premte, me datë 14.10.2022, nga ora 18:00 deri me datën 21.10.2022 nè ora 16:00

  1. Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve, sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti Ekonomik. Në momentin kur plotësohet limiti i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë dhe duke pasur parasysh obligimet që rrjedhin nga Statuti i UP-së si dhe rregullorja në fuqi.
  2. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti Ekonomik do të bëjë rritjen  e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë propocionale për secilin grup.
  3. Rritja e limiteve tek një grup i ligjëratave, nuk mund të bëhet, pa u plotësuar limitet në të gjitha grupet e lëndëve, sipas rregullores në fuqi.
  4. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.
  5. Moszgjedhja e lëndës në SEMS i privon studentët nga mundësia për të paraqitur provimin përkatës.
  6. Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP si dhe obligimet që dalin nga Statuti i UP.