Njoftim për zgjedhjen e lëndëve në SEMS

03 Mars 2023
SHARE

Ju njoftojmë se koha për t’i zgjedhur lëndët zgjedhore për këtë semestër është deri me 6 Mars 2023 në   ora 16:00.

Ky njoftim është për te ju rikujtuar se zgjedhja e lëndëve zgjedhore është e rëndësishme dhe duhet bërë me kujdes, deri me këtë datë të përcaktuar. Nëse nuk zgjedhni lëndët zgjedhore në kohë,rrezikoni që të mos i paraqisni provimet.

Afati për zgjedhjen e lëndëve është hapur dy herë deri më tani dhe nuk mund të rihapet përsëri, të gjitha lëndët që nuk mund t’i zgjedhni janë plotësuar me numrin maksimal të studentëve që është e lejuar për një lëndë, ju mbetët të i zgjedhni lëndët e tjera.

Shikoni Syllabuset e lëndëve të këtij semestri për t’i zgjedhur lëndët dhe shqyrtoni kushtet dhe kërkesat e secilës prej tyre në mënyrë që të jeni të sigurt se do të mund t’i përmbushni kërkesat dhe detyrimet e tyre. Ju rikujtojmë se SEMS mbyllet automatikisht dhe nuk mund të bëjmë mëndryshime, për këtë ju lutemi që ta kryeni këtë proces sepse mund ta humbisni vitin akademik.

Nëse keni pyetje ose nevojë për ndihmë na kontaktoni.

Me respekt,

Dekani, Prof. Dr. Driton Balaj