Njoftim për fillimin e procesit mësimor për semestrin veror 2021/22

21 Shkurt 2022
SHARE

Njoftohen studentët e studimeve Bachelor dhe Master se ligjëratat për semestrin veror 2021/22 kane filluar me datën 
15.02.2022.

Njoftohen studentët e Fakultetit Ekonomik të studimeve Bachelor dhe Master ,se SEMS për përzgjedhjen  e lëndëve të semestrit veror do të hapet nga data 22.02.2022 deri me 25.02.2022

Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve, sipas vendimeve në fuqi, ku studentët mund të zgjedhin lëndën përkatëse vetëm brenda limitit të përcaktuar nga Fakulteti. Në momentin kur plotësohet limiti i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë.

  1. Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti do të bëjë rritjen  e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë proporcionale për secilin grup.
  2. Duhet të zgjidhet në SEMS aq lëndë zgjedhore sa është e përcaktuar me planë program.
  3. Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohet paraprakisht orari mësimor.

Ndarja e studentëve në grupe dhe limitet në SEMS janë të përcaktuara, sipas ndarjes proporcionale dhe duke u bazuar në rregulloret në fuqi për krijimin e grupeve në UP