Njoftim për studentët e rinj, rreth qasjes në sems dhe në e-mail adresën studentore

19 Nëntor 2020
SHARE

Universitetit i i Prishtinës ka përpiluar disa hapa udhëzuese së si të qaseni në SEMS dhe në e-mailin studentor. Për të i kryer këto procedura, ju lusim që të ndiqni hapat në vijim:

1. Për të parë se cili është e-maili juaj, ju duhet të kyçeni në SEMS përmes linkut: https://notimi.uni-pr.edu duke përdorur kredencialet si në foto:



Pastaj klikoni në logon e Profilit të Shfrytëzuesit (👤) -> Profili i Përdoruesit, dhe do t’ju shfaqen të dhënat e profilit, ku ndër të tjera është edhe e-maili juaj zyrtar i universitetit.

2. E-mailin duhet ta hapni në linkun: https://mail.uni-pr.edu dhe të qaseni duke përdorur emailin studentor tuajin, të cilin e keni marrë nga SEMS-i. Ndërsa si fjalëkalim (password) duhet të përdorni numrin tuaj personal. 

Numrin e ID-së mund ta gjeni  duke klikuar këtu.

Për të parë mënyrën se si regjistrohen lëndët klinkoni këtu.

Në rast kur ndonjëra nga këto qasje nuk ju funksionon, ju mund të na kontaktoni duke na shkruar në e-mail adresën: [email protected]