The British Scholarship Trust ofron bursa për studentët e Masterit dhe Doktoratës për hulumtim në Britani

26 Janar 2021
SHARE

The British Scholarship Trust ofron bursa për hulumtime për studentët e Masterit dhe Doktoratës, në një universitet në Mbretërinë e Bashkuar, në periudhë kohore 1 deri në 3 muaj.

The British Scholarship Trust është organizatë bamirëse e regjistruar e cila dhuron bursa për studentët nga vendet e ish-Jugosllavisë, në mënyrë që të ju japë mundësinë të ndjekin studime të specializuara për një periudhe të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar. Bordi ndanë rreth 10-15 bursa çdo vit. Periudha e studimeve zgjatë nga një (1) deri në tre (3) muaj. Bursa mbulon shpenzimet e jetesës dhe në disa raste edhe pagesat e bibliotekës dhe shpenzimet ekstra lidhur me studimet.
 
Marrëveshja për shpenzimet ekstra duhet të arrihet paraprakisht. APLIKANTËT TË CILET DUAN TË MARRIN PJESE NË KURSET E PLOTA NUK MUND TË APLIKOJNË PËR GRANTE TË BST.
 
 Bordi nuk është në gjendje të paguaj për kohen e plotë të studimeve dhe kurset e plota.