HAPET THIRRJA PËR APLIKIME PËR FINANCIM TË PUBLIKIMEVE SHKENCORE

05 Shkurt 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton stafin akademik se është hapur afati për pranim të aplikimeve për financim të publikimeve shkencore. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet te Zyra për Kërkime dhe Projekte të Sponsorizuara, nga sot (4 shkurt 2021), në orën 10:00.


 

Dokumentet duhet të dorëzohen paraprakisht në formë të skanuar, në email adresën: [email protected].
Dokumentet e nevojshme për aplikim i gjeni duke klikuar në vegëzat e bashkëngjitura në
emërtimet e mëposhtme:
1. Formulari për aplikim;
2. Udhëzuesi për aplikim;
3. Letra mbështetëse për financim të publikimit shkencor;
4. Rregullorja për Financimin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, Artistike dhe
Sportive në Universitetin e Prishtinës.

Kujtojmë që me datë 11 dhjetor 2020, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka
miratuar Rregulloren për Financimin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, Artistike dhe
Sportive në Universitetin e Prishtinës, mbi bazën e së cilës janë bërë edhe përgatitjet e
nevojshme nga ZKPS-ja dhe prorektori për kërkim dhe shkencë në UP për pranim të aplikimeve.

Rregullorja ka krijuar bazën e nevojshme ligjore për mbështetjen financiare të hulumtimeve të stafit akademik në kuadër të Universitetit të Prishtinës.