Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare DOKBAT në Zlín, Çeki

05 Shkurt 2021
SHARE

Fakulteti i Menaxhmentit dhe Ekonomisë i Universitetit “Tomas Bata” në Zlín, Çeki, hap thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e 17-të Ndërkombëtare DOKBAT.

Konferenca është e hapur për studentët e programeve Master dhe Doktoraturë.


Konferenca është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer njohuri dhe përvojë në fushat e menaxhmentit, marketingut, financave, ekonomisë, administrimit të biznesit, inxhinierisë industriale, logjistikës, sistemeve të informacionit, institucioneve publike dhe organizatave jofitimprurëse.

Të gjitha punimet e pranuara, do të botohen në librin e Konferencës (të indeksuara në databazën WOB - Web of Science.

Pjesëmarrja në konferencë është falas.

Për më shumë informata rreth Konferencës, klikoni këtu