Mundësi punësimi në “Marketing & Distribution” sh.p.k

22 Maj 2021
SHARE

Kërkohen 2 persona te cilët do jenë pjesë e grupit të punës në kompaninë “Marketing & Distribution” sh.p.k, në pozitën: Operator Statistike/Raportime (data reporting/analysing)

Përgjegjësit dhe detyrimet:

Do të këtë përgjegjësinë te arrij objektivat e departamentit të shitjes dhe logjistikes përmes detyrave te përcaktuara te aktiviteteve:

· Realizimi i raporteve te ndryshme te shitjeve, stoqeve, porosive

· Matja e performances se brendeve apo klientëve nëpërmjet raporteve te ndryshëm.

· Krijimi Credit note/ debit note ne baze te marrëdhënieve te ndryshme me klientët

· Krijimi dhe mirëmbajtja e llogarive te ndryshme sipas nevojës se departamentit.

 

Profili që kërkohet:

· Diplome e universitetit

· Njohuri të mira MS Office (excel, acces, word)

· Njohuri të mira të gjuhës angleze

· Aftësi të mira komunikuese dhe i afte për bashkëpunim ne grup.

 

Pozita e punës është me bazë në Prishtinë, ne adrese Zona Industriale, Rruga Epirit Nr 75.

Për këto pozita, kompania jonë ofron një program intership prej tre muaj, ku nëpërmjet procesit të selektimit do të përzgjidhen kandidatet që do të jenë pjesë e këtij programi.

 

Në fund të programit 3mujor, kandidatet që do të performojnë me mirë gjatë intershipit, do tu ofrohet mundësia për punësim të rregullt në kompani.

 

Koha e intership-it – 3Muaj

Orari i punës gjatë intershipit – 8:30-17.00 (12:00-13:00 pushimi i drekës)

 

Kandidatët që do të thirrën per intervistë do të njoftohen së paku dy javë pas skadimit të njoftimit.

Aplikacionet pranohen deri me datën 25.05.2021 dhe duhet të përmbajë CV tuaj, gjithë diplomat, certifikatat apo diçka tjetër që ju mendoni se është e rëndësishme për aplikimin tuaj.

 

Çfarë duhet të bëni për të aplikuar?

Për të aplikuar për punë,  ju duhen t’i plotësoni CV-në dhe Letrën motivuese në ekarriera.uni-pr.edu

dhe ta shkarkoni në pdf dhe t’a dorëzoni ne emailin: [email protected]

 

 

OBLIGATIVE: Subjekti i e-mailit: Aplikim – Punë praktike në “Marketing & Distribution” sh.p.k.

 

Përmbajtja e emailit:

Emri dhe Mbiemri -

Numri i kontaktit -

Email adresa -

 

Kur dhe Ku?

• Data e fundit për aplikim, 25/05/2021

• Dokumentet duhen të dorëzohen në formatin elektronik pdf, në email adresën [email protected]

 

I hapur për të gjithë studentët dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”