Hapet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-2022

30 Shtator 2021
SHARE

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master, për vitin akademik 2021-22.

Në këtë vit akademik, UP-ja do të regjistrojë 2228 studentë në programet studimore të 14 njësive akademike.

Kushtet e përbashkëta të konkursit, mënyrën e përzgjedhjes, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.

 

Aplikimi nis që sot dhe do të jetë i hapur deri më 6 tetor 2021, në orën 15:00.

 

 informojmë se të gjithë studentët dhe të diplomuarit që kanë nevojë të pajisen me vërtetime për konfirmim të akreditimit për programet e tyre të studimeve, tani mund t’i nxjerrin ato online përmes ueb faqes së AKA, pa pasur nevojë që të vijnë fizikisht në Zyrën për Zhvillim Akademik apo në Agjencinë e Akreditimit.

 

Konfirmimi për programin e akredituar mund të merret në linkun e mëposhtëm:

https://akreditimi.rks-gov.net/gjenero-konfirmim/