Studentët e Fakultetit Ekonomik pjesë e garës ndërkombëtare “Best Wi-Fi 2024 Young Researcher Paper—FinTech Contest."

02 Korrik 2024
SHARE

Studentët e Fakultetit Ekonomik u renditën në vendin e pestë në konkursin ndërkombëtar të Fintech: "Best Wi-Fi 2024 Young Researcher Paper—FinTech Contest.".

Stina Morina, Rea Rexhepi, Aulon Berisha dhe Eris Zhuja prezantuan studimin me titull "Beyond the Screen: Banking Conversational AI." Për një semestër nën mentorimin e Prof. Albulena Shala, ata hulumtuan ndikimin e shumëanshëm të chatbot-eve në sektorin bankar duke testuar chatbot-et e bankave në nëntë vende të ndryshme, duke përfshirë edhe vendin tonë, Kosovën.

Gjithashtu, në këtë garë morën pjesë Arbresha Sopjani dhe Hajrie Abdullahu me studimin e tyre “The Future is Smart” dhe Gresë Toplana, “Pisa and financial literacy: a case study for Kosovo”.

 

 

Best WI-FI 2024 Young Researcher Paper – FinTech Contest – Fintech and Artificial Intelligence in Finance
https://fin-ai.eu/best-wi-fi-2024/

 

Faleminderit shumë: Stina Morina, Rea Rexhepi, Aulon Berisha, Eris Zhuja, Arbresha Sopjani, Hajrie Abdullahu, dhe Gresë Toplana.