Historiku i Fakultetit
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar të funksionoi në vitin akademik 1961/62 si njësi akademike e përbashkët me Fakultetit Juridik. Që nga viti akademik 1971/72, Fakulteti Ekonomik funksionon si njësi akademike brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Fakulteti Ekonomik është institucion i përkushtuar në përgatitjen e individëve të shquar për marrjen e roleve udhëheqëse në komunitet përmes mësimit, kërkimit dhe praktikës në fushën e eknomisë.
Fakulteti Ekonomik ka për mision të përgatisë kuadro që kontribuojnë në progresin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë për të përparuar dijen globale në fushën e ekonomisë. Ky mision është në përputhje me misionin e Universitetit të Prishtinës si institucion publik i arsimit të lartë në Kosovë.
Ky mision tentohet të arrihet përmes:
- përparimit të aktivitetit mësimor në studimet Bachelor, Master dhe Doktoraturë
- reformave të vazhdueshme në lidhje me plan-programet, metodologjinë mësimore, aplikimit të literaturës bashkëkohore etj.,
- angazhimit intensiv në hulumtime,
- angazhimit të stafit akademik me përgatitje të lartë shkencore,
- trajnimit të vazhdueshëm të stafit akademik,
- përmirësimit të përgjithshëm të infrastrukturës
- shndërrimit në një qendër udhëheqëse për përparimin e dijes, të mendimit dhe shkollimit në lëmin e ekonomisë në rajon,
- pjesëmarrjes së plotë në komunitetin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e arsimit të lartë.
Fakulteti Ekonomik si njësi akademike e Universitetit të Prishtinës ka për vizion:
- themelimin dhe sigurimin e një kulture institucionale për zhvillim të cilësisë;
- bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare të fushës së ekonomisë me qëllim të integrimit në rrjetet shkencore të fushës së ekonomisë;
- implementimin e projekteve hulumtuese përmes Institutit për kërkime të Fakultetit Ekonomik.
Fakulteti Ekonomik momentalisht organizon tri nivele të studimit:
- Bachelor (studime tre vjeçare),
- Master shkencor (studime dy vjeçare),
- Doktoratura (studime tri vjeçare).
Fakultetit Ekonomik ofron këto programe të studimit:
- Banka dhe financa (BSc, MSc, PhD)
- Menaxhment (BSc, MSc, PhD)
- Marketing (BSc, MSc, PhD)
- Ekonomiks (BSc, MSc, PhD)
- Kontabilitet (BSc)
- Ekonomia e aplikuar dhe menaxhment (BSc)