Banka dhe Financa
Programi BSc në Banka dhe Financa vë theksin në përdorimin e koncepteve ekonomike, financiare, dhe analizave kritike për të zgjidhur probleme ekonomike dhe financiare, në fushën e bankave dhe financave. Ky program ka për qëllim të përgatisë të diplomuar që të jenë kompetent që përmes përdorimit të të dhënave dhe metodave financiare, të shpjegojnë çështje ekonomike me interes, në nivel vendor, regjional dhe ndërkombëtar. Ky program do t'u ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuri të specializuara ekonomike për funksionimin e sektorëve monetarë dhe financiarë. Qëllimi themelor i programit të Bankës dhe Financave është ndërtimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore për të përmbushur nevojat e industrisë bankare dhe financiare të Republikës së Kosovës në nivelin bachelor.
- Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr.Driton Balaj takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Z. Olivier Guerot
- Hapet SEMS për paraqitjen e provimeve për Afatin e Janarit (2023)
- Konferenca e 4-të Shkencore Ndërkombëtare “Doing Business in a Post-pandemic World”
- Prezantimin e publikimit të librit të përkthyer “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen.