Kontabilitet
Programi i Kontabilitetit ofron një mjedis që i përkushtohet studentëve, që promovon përsosmërinë akademike, ngritjen profesionale dhe personale përmes frymës kolegjiale me sjellje etike dhe profesionale. Kurrikula dhe aktivitetet e departamentit krijojnë të diplomuar (kuadër) të cilët demonstrojnë njohuri, aftësi dhe kompetencë të nevojshme për të hyrë në profesionin e kontabilitetit dhe për të përmbushur sfidat e ardhshme të karrierës. Departamenti është i përkushtuar për përsosmëri në mësimdhënie, në hulumtime, shërbime dhe ndërveprime profesionale nga fusha e kontabilitetit për të përfituar studentët, universiteti, profesioni, komuniteti biznesor dhe publiku në përgjithësi.
Postimet e fundit
- Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr.Driton Balaj takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Z. Olivier Guerot
- Hapet SEMS për paraqitjen e provimeve për Afatin e Janarit (2023)
- Konferenca e 4-të Shkencore Ndërkombëtare “Doing Business in a Post-pandemic World”
- Prezantimin e publikimit të librit të përkthyer “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen.