Marketing
Programi i marketingut ka për qellim të përgatisë kuadro që kontribuojnë në progresin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror të Kosovës dhe më gjerë, për të përparuar dijen globale në fushën e marketingut. Ky program mundëson Arsimimin, Edukimin si dhe aftësimin e studentëve në vazhdimësi duke investua në zhvillimin e personalitetit të studentit për tu kyç në shoqëri dhe tregun e punës aktivisht si individ të përgatitur në aspektin intelektual dhe profesional.Studentet e departamentit marketing përgatiten që të komunikojnë në mënyrën me profesionale me akteret e biznesit, duke njohur faktorët e mjedisit si përcaktues të suksesit të biznesit si në Kosovë ashtu edhe në vendet tjera në botë. Normalisht se një student i pajisur me njohuri nga lëmia e marketingut ka mundësi punësimi pas diplomimit në disa pozita nëpër ndërmarrjet prodhuese e shërbyese, siç janë shitja dhe furnizimi, agjent i marketingut, promocion e komunikim, e deri tek pozitat e larta menaxheriale në kuadër të ndërmarrjeve dhe agjencioneve të ndryshme.
- Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Dr.Driton Balaj takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Z. Olivier Guerot
- Hapet SEMS për paraqitjen e provimeve për Afatin e Janarit (2023)
- Konferenca e 4-të Shkencore Ndërkombëtare “Doing Business in a Post-pandemic World”
- Prezantimin e publikimit të librit të përkthyer “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen.