Ligjeratë e hapur për financat e qëndrueshme

23 Nëntor 2023
SHARE

Kënaqësi të mirëpresim Mehdi Kamberajn nga NLB Banka për një prezantim informues mbi financimin e qëndrueshme. Lënda e re ka zgjuar interesimin e studentëve në nivelin Master në programin Banka dhe Financa në Fakultetin Ekonomik, të cilët vlerësuan idetë dhe opinionet e NLB-së. Pjesë e rëndësishme e misionit të Grupit NLB, përveç nivelit të lartë të kujdesit ndaj klientit, angazhimit, njohurive dhe zgjidhjeve inovative, të kontribuoj edhe në një jetë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin në të cilin vepron. Grupi NLB beson fuqimisht se mund të sigurojë vlerë të shtuar për klientët, punonjësit dhe në të njëjtën kohë të gjithë kompaninë, prandaj ka filluar intensifikimin e zbatimit të qëndrueshmërisë në biznesin e saj.