Njoftim për Mbrojtjen Publike të Punimit të Doktoratës për Ass. Msc. Granit Baca

28 Janar 2024
SHARE

Njoftim për Mbrojtjen Publike të Punimit të Doktoratës për Ass. MSc. Granit Baca

Njoftojmë të interesuarit se më datë 12.02.2024 duke filluar nga ora 13:00, në Sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik, Ass. MSc. Granit Baca do të mbrojë punimin e doktoratës me titull: “Zhvillimi i strategjive të marketingut të brendshëm për matjen dhe menaxhimin e ekuitetit të markës të bazuar në punonjës. Rast studimi sektori bankar në
Kosovë’’.

Punimi i doktoratës do të mbrohet para komisionit të përbërë nga:
1. Prof. Asoc. Dr. Besim Beqaj– Kryetar,
2. Prof. Dr. Besnik Krasniqi – Anëtar,
3. Prof. Dr. Raman Ismaili – Anëtar (Universiteti i Tetovës, Maqedonia e Veriut).
Mentor i kandidatit është Prof. Dr. Nail Reshidi.