VAZHDOHET- ZGJEDHJA E LËNDËVE DHE GRUPEVE NË SEMS PËR SEMESTRIN VEROR TË VITIT AKADEMIK 2023/2024

27 Mars 2024
SHARE

Njoftohen studentët se SEMS për regjistrimin e lëndëve do të vazhdohet nga data 07.03.2024  ora 10:00 deri me 01.04.2024 ora 24:00.

Zgjedhja e lëndëve në SEMS do të bëhet përmes përcaktimit të limiteve (limite fillestare që pastaj rishikohen sipas nevojës).

Në momentin kur plotësohet limiti i caktuar i numrit të studentëve në lëndën përkatëse dhe tek Profesori (grupi) përkatës, SEMS nuk lejon zgjedhjen dhe studentët duhet të zgjedhin grupin, respektivisht profesorin tjetër të asaj lënde. Kjo mënyrë e ndarjes bëhet me qëllim të ruajtjes së ndarjes proporcionale të studentëve në lëndë dhe duke pasur parasysh obligimet që rrjedhin nga Statuti i UP-së si dhe rregullorja në fuqi.

Në rast se plotësohen limitet e numrit të studentëve për të gjitha grupet dhe profesorët përkatës të lëndës, atëherë Fakulteti Ekonomik do të bëjë rritjen (rishikimin) e limiteve për të gjitha grupet në atë lëndë, në mënyrë propocionale për secilin grup.

Studentët duhet të zgjedhin lëndë zgjedhore sipas programit te akredituar.

Pas zgjedhjes së lëndës, nuk mund të kërkohet fshirja ose zgjedhja e serishme e lëndës tek profesori apo grupi tjetër, andaj para se të bëhet zgjedhja e lëndëve, duhet të shikohetparaprakisht orari mësimor.

Moszgjidhja e lëndës në SEMS i privon studentët nga mundësia për të paraqitur provimin përkatës që nuk e kanë zgjedhur.