Fakulteti Ekonomik përfitues i Programit Fulbright

04 Prill 2024
SHARE

Këtë vit akademik, gjatë semestrit verorë, Fakulteti Ekonomik është përfitues dhe nikoqir i programit Fulbright, ku është duke qëndruar Prof. Ruby Lee nga Kolegji i Biznesit, i Universitetit e Shtetëror të Floridës. Ruby Lee, përfituese e programit Fulbright, do të qëndrojë në Fakultetin e Ekonomik në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" për aktivitete mësimore dhe kërkimore. Gjatë qëndrimit të saj, Ruby Lee do të ofrojë mësimdhënie dhe do të kryejë aktivitete kërkimore në
fushat të caktuara, duke kontribuar në zhvillimin dhe diversifikimin e njohurive në Fakultetin e Ekonomik të UP-së. Programi Fulbright synon të promovojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ideve në fushën e ekonomisë dhe biznesit mes dy universiteteve. Në takime të ndryshme me Dekanin, Prof. Driton Balaj, ka theksuar rëndësinë e shkëmbimeve të stafit dhe studentëve, për ndërkombëtarizimin e fakultetit dhe universitetit në përgjithësi, me theks të veçantë në përmirësimin e aktiviteteve të mësimdhëniës, mësimnxënies dhe hulumtimit.

Programi Fulbright financohet nga Departamenti i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.