Njoftim për mbrojtjen publike të punimit të doktoratës

14 Shtator 2023
SHARE

Njoftojmë të interesuarit se me datën 21. 09. 2023 (e enjte), në ora 11:00, në sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik, kandidatja Edona Sekiraça Idrizaj i nënshtrohet mbrojtjes publike të punimit të doktoratës, me titull “Vlerësimi i deficitit të llogarisë rrjedhëse të bilancit të pagesave të Kosovës”. Mentor i kandidates dhe punimit të doktoratës është Prof. Dr. Gazmend Luboteni.

Mbrojtja e punimit të doktoratës bëhet para komisionit, në përbërje:
1. Prof. dr. Safet Merovci, kryetar (Fakulteti Ekonomik, Universiteti I Prishtinës);
2. Prof. ass. dr. Driton Balaj, anëtar (Fakulteti Ekonomik, Universiteti I Prishtinës) dhe
3. Prof. dr. Drini Salko, anëtar i jashtëm (Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe
Agrobiznesit).
Prishtinë, 13.09. 2023