Njoftim për ndërrim programi, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve

02 Tetor 2023
SHARE

Për ndërrim programi, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve

 

I.Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor të Fakultetit Ekonomik ,se afati I dorëzimit të kërkesave për ndrrim të programit, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve do të hapet prej datës 02.10.2023 deri me 06.10.2023,në ora 15:00.

II.Dokumentacioni i nevojshëm për ndërrim të programit, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve duhet të përmbajë:

·       Kërkesë (shkarko)

·       Vërtetimin për statusin e studentit, (origjinal).

·       Çertifikatën e notave (origjinal)

·       Indeksin apo kartelën identifikuese të studentit fotokopje.

Kandidatët për transfer përveç dokumentacionit të lartcekur duhet të kenë edhe programin mësimor dhe vendimin për akreditimin e programit mësimor (origjinal).

III.Dokumentacioni i kompletuar të protokolohet dhe të dorëzohet në zyrën për arkiv dhe protokoll të Fakultetit.

 

Nga shërbimi studentëve