Njoftim për Mbrojtjen Publike të Punimit të Doktoratës për Ass. MSc. Granit Baca
Njoftojmë të interesuarit se më datë 12.02.2024 duke filluar nga ora 13:00, në Sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik, Ass. MSc. Granit Baca do të mbrojë punimin e doktoratës me titull: “Zhvillimi i strategjive të marketingut të brendshëm për matjen dhe menaxhimin e ekuitetit të markës të bazuar në punonjës. Rast studimi sektori bankar në
Kosovë’’.
Punimi i doktoratës do të mbrohet para komisionit të përbërë nga:
1. Prof. Asoc. Dr. Besim Beqaj– Kryetar,
2. Prof. Dr. Besnik Krasniqi – Anëtar,
3. Prof. Dr. Raman Ismaili – Anëtar (Universiteti i Tetovës, Maqedonia e Veriut).
Mentor i kandidatit është Prof. Dr. Nail Reshidi.