Ftesë për studentë

15 Mars 2023
SHARE

Të dashur studentë,

 

Deloitte është kompania numër 1 në botë në ofrimin e shërbimeve financiare. Në Kosovë, është themeluar që nga viti 2001 dhe që nga atëherë është kompani lidere në tregun e Kosovës.

 

Doni të mësoni më shumë rreth Deloitte dhe shërbimeve që ne ofrojmë?

Jeni kurioz të dini më shumë rreth mundësisë së punësimit në Deloitte?

Çfarë ofron Deloitte dhe cilat janë mundësitë e rritjes profesionale në Deloitte?

 

Për të mësuar më shumë rreth mundësive që ofron Deloitte ftojmë të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik që të na bashkohen në takimin që do të mbahet me:

17 mars 2023 nga ora 13:00

Në Amfiteatrin e madh të Fakultetit Ekonomik

 

Profesionistët e Deloitte do të ndajnë me ju eksperiencat e tyre, andaj ejani edhe ju për të eksploruar më shumë rreth botës së profesionistëve. Nesër edhe ti mund të jesh njëri prej tyre!